Sport

Bostoni me fitore të madhe ndaj Miamit

Jayson Tatum ka shënuar 33 pikë, ndërsa Boston Celtics fitoi ndaj Miami Heatit, teksa ka mbajtur gjallë shpresën për titull në finale të ligës NBA në Konferencën e Lindjes.

Jaylon Broën shtoi 17 pikë, kurse Derrick White realizoi 16 të tjera në fitoren 116:99 për Celticsin, që do të eliminohej në rast të disfatës.

Bostoni me këtë fitore ka ngushtuar serinë e finaleve në 3:1.

Ndeshja e pestë zhvillohet të premten.

Miami Heatit nuk i ndihmuan 29 pikët e shënuara nga Jimmy Butler, që synon finalen e madhe të ligës NBA.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në finalen e madhe kundër Denver Nuggets, që triumfoi 4:0 në Konferencën e Perëndimit ndaj Los Angeles Lakersit.