Valencia është dënuar me mbyllje të një sektori të stadiumit në pesë ndeshjet e ardhshme, pas fyerjeve raciste që tifozët e kësaj skuadre ia kanë bërë sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior.
Policia spanjolle ka arrestuar tre persona që kishin lidhje direkte me fyerjet raciste drejtuar sulmuesit brazilian në “Mestalla Stadium” të dielën.
Valencia po ashtu është dënuar me 45 mijë euro.
Kartoni i kuq që iu dha Viniciusit në fund të ndeshjes i është hequr dhe ai nuk do të suspendohet.
Valencia ka reaguar dhe ka thënë se është dënim “i padrejtë dhe i paprecedent”, ndërsa kanë shtuar se do të apelojnë për heqjen e vendimit.