Sport

Ballkani konfirmon se duelin me Gjilanin e luan në Suharekë

 

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e cila i takon xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet në Suharekë. Kështu, ka njoftuar të mërkurën skuadra e Ballkanit nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 15:00, ndërsa në njoftim thuhet se është gjetur gjuha e përbashkët si me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.