Sport

Valladolidi shton shanset për mbijetesë me fitoren ndaj kampionit

Real Valladolid ka mposhtur 3:1 Barcelonën në xhiron e 36-të të La Ligas për t’i shtuar shanset për mbijetesë në ligën kryesore të futbollit në Spanjë.

Andreas Christensen (autogol), Cyle Larin dhe Gonzalo Plata shënuan për Valladolidin. Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm të kampionit të konfirmuar të La Ligas.

Pas 36 ndeshjesh, Barcelona veçse është kampione.

Valladolidi ka mbërritur në kuotën e 38 pikëve në pozitën e 17-të të La Ligas. Tri më pak ka Getafe dhe katër më pak Espanyoli në pozitat pasuese. Dy ekipet tjera kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.