Kampioni i ri i La Ligas, Barcelona, ka pësuar humbje në shtëpi, duke u mposhtur 2:1 nga Real Sociedadi.
Mikel Merino dhe Alexander Sorloth realizuan golat për Sociedadin. Te Barça shënoi krejt në fund Robert Lewandowski.
Barça ka kryer punë me La Ligan sivjet. Matematikisht është shpallur kampione e edicionit 2022/23.
Ndërkaq, Real Sociedadi është i katërti dhe synon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ka 65 pikë në pozitën e katërt. Në vend të pestë është Villarreali me pesë pikë më pas.