Milani ka mposhtur thellë Sampdorian 5:1 në xhiron e 36-të të Series A për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Olivier Giroud realizoi hat-trick, dhe nga një gol tjetër e shtuan Rafael Leao dhe Brahim Diaz për fitoren e rëndësishme të ekipit të Stefano Piolit.
Me këtë fitore, Milani arrin në kuotën e 64 pikëve në pozitën e pestë. Katër pozitat e para çojnë në Ligën e Kampionëve. Lazio është e katërta me 65 pikë, ndërsa Interi i treti me 66 pikë. Të dyja kanë nga një ndeshje më pak se Milani.
Milani javën që po mbyllet u eliminua në gjysmëfinale të edicionit aktual të Championsit, pasi u mposht në të dyja ndeshjet nga Interi.