Sport

United shumë afër Championsit, vetëm “mrekullia” dërgon Liverpoolin

Manchester Unitedi është afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Liverpooli mund të hyjë në top-katërshe vetëm me ndonjë mrekulli.

Të shtunën pasdite, Unitedi triumfoi 1:0 në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Liverpooli barazoi në shtëpi 1:1 ndaj Aston Villës.

Për Unitedin, vendosi goli i Casemiros në minutën e nëntë.

Për Aston Villën, shënoi Jordan Ramsey në minutën e 27-të. Ndërsa, barazoi Roberto Firmino në minutën e 90’ në ndeshjen e tij të fundit në “Anfield”.

Unitedi është i katërt me 69 pikë, ndërsa Liverpooli ka 66 pikë në vendin e pestë, por i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje. Ndërkohë, Unitedi ka dy ndeshje më pak. Me një barazim nga dy ndeshjet, Unitedi luan në Champions.

Veç Unitedit, Championsin është afër ta sigurojë edhe befasia e këtij sezoni, Newcastle, që ka situatën e njëjtë sikur “Djajtë e Kuq”, por ka golaverazh më të mirë në vendin e tretë.

Liverpooli është i pesti dhe pritet të luajë në Ligën e Evropës.