Skuadra e Interit ka gjasa të mëdha që të jetë pa mesfushorin Henrikh Mkhitaryan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, që luhet muajin tjetër.
Interi, të enjten, ka njoftuar se armeni ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit ndaj Milanit, duke mos bërë të ditur kohën që do të qëndrojë jashtë fushe.
34-vjeçari u zëvendësua në fund të pjesës së parë, ndërsa mediumet italiane kanë raportuar se atij i nevojiten të paktën tri javë për t’u rikuperuar nga lëndimi në fjalë.
Finalja e Championsit do të luhet më 10 qershor në Stamboll dhe Mkhitaryan është njëri prej lojtarëve kryesorë këtë edicion tek Interi.
Ai ka regjistruar 41 ndeshje deri më tani, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime.