Sport

Miami befason Celticsin

Miami Heat e ka marrë avantazhin e fushës në finalen e Konferencës së Lindjes, duke mposhtur Boston Celticsin në “TD Garden” në orët e para të së enjtes.

Heat triumfoi 123:116 në ndeshjen e parë.

Ndeshja ishte e barabartë deri në fund, me Miamin që u treguan më të mirë në mbrojtje në momentet vendimtare.

Jimmy Butler ishte më i dalluari i ndeshjes. Kontribuoi me 35 pikë te Heat. Bam Adebayo shtoi 20 pikë.

Te Celticsi, nuk mjaftuan 30 pikët e Jayon Tatumit e 22 të Jaylen Brownit.

Celtici është e vetmja skuadër finaliste në të dyja Konferencat që ka rekord 4:4 në shtëpi gjatë plejofit. Heat, LA Lakers dhe Nuggets nuk e kanë asnjë humbje në shtëpi.

Skuadra që shënon katër fitore kualifikohet në finalen e madhe.