Sport

Betisi me fitore të rëndësishme në La Liga

Real Betisi ka shënuar fitore të rëndësishme në La Liga të Spanjës. Betisi fitoi në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos me rezultatin 3:1.

Yossouf Sabaly e shënoi golin e parë në minutën e 5-të, kurse të dytin Ayoze Perez në minutën e 44-t. Për Vallecanon golin e nderit e shënoi Santi Comesana në minutën e 52-të. Borja Iglesias shënoi golin e tretë për Betisin në minutën e 97-të.

Kjo ndeshje i takoi javës së 34-t të elitës së futbollit spanjoll. Me këtë fitore Betisi është forcuar në vendi ne gjashtë me 55 pikë, kurse Vallecano mban vendin e 11-të me 46 pikë.