Sport

Barcelona feston titullin e 27-të të Spanjës

Barcelona ka kthyer dominimin në futbollin spanjoll. Barça të dielën mbrëma ka festuar titullin e parë që nga viti 2019.

Për Barcelonën është titulli i 27-të në histori. Barcelona të dielën mbrëma fitoi 4:2 në udhëtim ndaj Espanyolit. Katër xhiro parafundit i ka 85 pikë, 14 më shumë se Real Madridi. Robert Lewandowski shënoi në minutën e 11-të dhe të 40-të.

Golat e tjerë i shënuan Alejandro Balde në minutën e 20-të dhe Jules Kounde në minutën e 53-të. Javi Puado shënoi golin e parë për Espanyolin. Fare në fund shënoi edhe Joselu. Barcelona ka lënë prapa një krizë të madhe financiare, që dridhi themelet e klubit. Është kthyer në rrugën e duhur dhe titulli i kampionit në La Liga e dëshmon këtë.