Sport

Reali mposht ngushtë Getafen

Një gol i Marco Asensios në minutën e 70-të i ka mjaftuar Real Madridit për ta mposhtur Getafen të shtunën.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 34-të në La Liga.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 71 pikëve në pozitën e dytë në tabelë, 11 më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar e që në rast të fitores në ndeshjen e mbetur do të shpallej kampion.