Sport

Çeku: Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030, ndikim përtej sportit

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se organizimi potencial i Lojërave Mesdhetare nga Kosova më 2030, do të kishte ndikim përtej sportit.

Nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, pjesëtarë të kabineti qeveritar kanë zhvilluar takim koordinues, në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit të shtunën në mbrëmje.