Empoli ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitën e futbollit të Italisë.
Empoli të hënën mposhti në shtëpi Salernitanën me rezultatin 2:1. Në stol te Empoli mbetën Ardian Ismajli dhe Samir Ujkani. Me këtë fitore, Empoli është forcuar në vendin e 14-të me 38 pikë, kurse Salernitana është një pozitë më poshtë me 35 pikë. Nicolo Cambiaghi shënoi golin e parë në minutën e 37-të, ndërsa të dytin Francesco Caputo në minutën e 63-të. Krzystof Piatek shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 85-të.