Si jo shpeshherë, trajneri i njohur spanjoll, Pep Guardiola, është bërë nervoz me superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.
Në ndeshjen që City e fitoi të shtunën në Premier League ndaj Leeds Unitedit, Guardiola u pa i nervozuar kur Haaland nuk mori përsipër gjuajtjen e penaltisë. Rezultati ishte 2:0 në të mirë të “Qytetarëve” dhe golashënuesi më i mirë i edicionit nuk mori përsipër gjuajtjen për të vulosur fitoren në minutën e 84-t. Përgjegjësinë e mori mesfushori Ilkay Gundogan që kërkonte hat-trickun. Megjithatë ai humbi penaltinë dhe vetëm një minutë më pas Leedsi ngushtoi epërsinë e Cityt. Me rezultatin 2:1 përfundoi ndeshja që Cityt ia siguroi distancimin në krye të tabelës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë transmetimin direkt të ndeshjes ishte parë Guardiola duke bërtitur në drejtim të Haalandit se “ti duhet ta gjuash”.
??| Guardiola seems to be telling a player ‘you have to take it’.
— CentreGoals. (@centregoals) May 6, 2023
pic.twitter.com/Xw7p8zIgN4
Haaland sivjet ka qenë i pandalshëm. Ai i prin listës së golashënuesve me 35 gola këtë edicion në Premier League.