Sport

Drita – Ballkani, ndeshja vendimtare për titull të kampionit

 

Dallimi në pikë është i vogël në mes të lideres, Dritës dhe kampionit në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkanit. I vogël është edhe për nga cilësia e lojtarëve. Por, përballja e tyre do të jetë e madhe të dielën. Mund të vendos për titull të kampionit. Këtë e thonë edhe në klubin e Dritës, e po ashtu edhe të Ballkanit. Ndeshja derbi zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe i takon xhiros së 33-të. Do të luhet në fushën me bar sintetik. Drita është e para me 66 pikë, kurse Ballkani i dyti me 63 pikë. Trajneri i Dritës, AkisVavalis ka thënë se pak do të ketë peshë taktika në derbin ndaj Ballkanit. Rol kyç, sipas tij, ka përgatitja fizike dhe mentale.

“Një ndeshje tjetër, një finale për ekipin tonë në garën për titull të kampionit. Vijmë pas një fitore të rëndësishme ndaj Llapit. Kemi parë ekipin e Ballkanit qëështë një ekip i mirë, kanë plane të qarta, ide të qarta dhe janë ekip sulmues. Nuk është shumë me rëndësi taktika, por shumë i rëndësishëm është motivimi dhe mënyra se si t’i qasemi kësaj ndeshjeje. Nuk kemi pasur kohë të gjatë për të përgatitur ndeshjen, por në këtë moment, e rëndësishme është që lojtarët të jenë të freskët fizikisht dhe mentalisht. Jam i sigurt që do të kemi lojtarë mirë fizikisht dhe të jenë në niveli ne duhur. Nuk mendojmë për diferencën e pikëve që kemi ndaj Ballkanit, por synojmë pikët e plota ndaj tyre”, ka thënë Vavalis në konferencën për media.