Dukagjini mban gjallë shpresën për Evropë

Dukagjini mban gjallë shpresën për Evropë
Me golin e Oto Johnit në fundin e ndeshjes, Dukagjini ka vazhduar të jetë me shpresa për ta kapur një vend që dërgon në garat evropiane edicionin tjetër.
Dukagjini të shtunën në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, fitoi përballë Malishevës me rezultatin 1:0.
Nigeriani John në minutën e 86-të plasoi bukur topin në rrjetë për golin e pikëve të plota për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armend Dallku.
Në përgjithësi, dueli i zhvilluar në Klinë në stadiumin “18 Qershori”, pati pak raste të mira për shënim, ndërsa u karakterizua me lojë të ashpër.
Por fitores iu gëzua Dukagjini, që tani ka 44 pikë në pozitën e katërt.
Malisheva mbetet në pozitën e 39-të dhe vazhdon luftën për mbijetesë.
Në kuadër të xhiros së 34-t, Dukagjini udhëton te Drenica që tashmë ka rënë nga elita e futbollit kosovar.
Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj” e pret Prishtinën.
John i Dukagjinit shënon ndaj Malishevës
Oto John e ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e Dukagjinit në duelin kundër Malishevës dhe mban gjallë “ëndrrën evropiane” të skuadrës që drejtohet nga trajneri Armend Dallku.
John në minutën e 86-të plasoi bukur topin prapa shpinës së portierit të Malishevës.
Baras pas pjesës së parë në Klinë
Pjesa e parë e duelit Dukagjini – Malisheva që po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë është mbyllur baras, pa gola.
Dukagjinit i duhet fitorja për të vazhduar “ëndrrën evropiane”, kurse Malisheva po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Edhe kjo ndeshje i takon xhiros së 33-të të Superligës.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të ashpër e shumë ndërprerje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Edvin Kuç: Është humbje e pamerituar

Daja pa gjëra pozitive, ka edhe vërejtjet për orarin

Thaqi: Pikët e humbura do të mundohemi t’i kompensojmë

Ajaxi e Marseille barazojnë në ndeshjen dramatike

Dinamo e Zagrebit me fitore bindëse ndaj Astanas

Remzi Ejupi pas largimit: Prishtina ka qenë edhe mbi Federatën

Kosova me shumë stadiume “evropiane”... në letër

Kryetari i Gjilanit ironizon me Suharekën për projektin e stadiumit

Ballkanit i mungon fati, pëson 1:0 nga Viktoria Plzeni

Lukaku shënon gol për fitoren e Romës

Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshjen Ludogorets – Trnava
