Sport

Lakersi fiton dramën ndaj Warriorsit në “Chase Center”

Los Angeles Lakers e ka marrë avantazhin në shtëpinë e Golden State Warriors, ku ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Konferencën e Perëndimit.

Lakers triumfoi në fund 117:112.

Ndeshja u bë dramatike në minutat e fundit të çerekut të katërt. Madje, një seri 14:0 e Warriors e barazoi rezultatin në 112:112. Por basketbollistët e Lakersit në fund nuk lejuan t’u ik fitorja nga dora.

Anthony Davis me 30 pikë e 23 kërcime ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes. LeBron James pati 22 pikë e 11 kërcime.

Te Warriorsi, Stephen Curry shënoi 27 pikë e Klay Thompson shtoi 25 sosh.

Ekipi që shënon katër fitore kalon në finale të Konferencës.

Në Konferencën e Lindjes, New York Knicks barazoi serinë 1:1 ndaj Miami Heatit, duke e mposhtur 111:105.