Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja starton në finale të Kupës së Belgjikës

Arbnor Muja është titullar në ndeshjen finale të Kupës së Belgjikës. Ai do të paraqitet në anën e majtë të sulmit të Antwerpit kundër Mechelenit.

Kjo ndeshje luhet sot dhe nis në ora 14:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari iu bashkua klubit belg në gushtin e vitit të kaluar. Ish-sulmuesi i Dritës dhe Trepçës ’89 ka treguar formë të mirë në edicionin aktual. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 30 ndeshje në të gjitha garat.