Sport

Atletico nuk gabon përballë Mallorcas

Atletico Madridi nuk ka gabuar në duelin përballë Mallorcas së Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës luajti nga minuta e 55-të në takimin e xhiros së 31-të të La Ligas spanjolle, të cilin Mallorca e humbi në udhëtim te Atletico Madridi.

Skuadra madrilene të mërkurën mbrëma fitoi 3:1, pavarësisht se ishte në disavantazh prej një goli nga minuta e 20-të kur shënoi Matija Nastasiq.

Rodrigo de Paul në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, Alvaro Morata dy minuta pas pushimit dhe Yannick Carrasco në minutën e 77-të shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.

Atletico ka 63 pikë në 31 ndeshje në pozitën e tretë, kurse Mallorca në vendin e 11-të ka 40 pikë.