Emir Sahiti ka shënuar supergol me të jashtmen, në stilin e Ricardo Quaresmas.
Futbollisti i Kosovës në minutën e 65-të me Hajdukun e Splitit, ka shmangur një futbollist dhe me të jashtmen e ka dërguar topin në rrjetë.
Hajduku po fiton ndaj Varazhdinit 2:0 në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Kroacisë.
Për Sahitin ishte goli i katërt i edicionit në elitën e futbollit të Kroacisë. Ai ka edhe tri asistime.
EMIR SAHITI DOUBLES THE LEAD WITH AN ABSOLUTE GOLAZO!!!
— Football Report (@FootballReprt) April 22, 2023
?️ @SamoHajduk27pic.twitter.com/XzYmRYwXcc