Kapiteni i St. Paulit, Leart Paqarada, ka mbetur i dëshpëruar me disfatën 4:3 në derbi nga Hamburgu të premten mbrëma, në kuadër të Bundesliga 2.
Paqarada ishte asistues në njërin prej tre golave të skuadrës së tij, në ndeshjen e xhiros së 29-të. Asistoi në minutën e 71-të për rezultatin 3:2.
Kjo humbje e lë St. Paulin në garën për të zënë një vend në plejofin për t’u inkuadruar në Bundesligë, ndonëse do të jetë shumë e vështirë.
Hamburgu nga ana tjetër ka 56 pikë dhe është afër rikthimit në elitë. “Ata na ndëshkuan në mënyrë të jashtëzakonshme në fillim të pjesës së dytë. Ata ishin shumë efikas. Ne nuk mund të pranojmë katër gola. Kur shënon tre gola në këtë stadium, ajo do të duhej të ishte e mjaftueshme”, ka thënë Paqarada për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes.
Mbrojtësi i krahut të majtë që përfaqëson Kosovën ka 27 paraqitje në këtë edicion të Bundesliga 2. Ka shënuar një gol, ndërsa ka plot nëntë asistime.