Sport

Shaqiri kthehet me barazim nga lëndimi

Xherdan Shaqiri është kthyer me barazim nga lëndimi. Ai luajti nga minuta e 66-të në barazimin 2:2 të Chicago Fire kundër Philadelphia Union.

Shaqiri 31-vjeçar i mungoi Chicagos nga mesi i marsit për shkak të një lëndimi në kofshë.

Për reprezentuesin e Zvicrës ishte vetëm paraqitja e tij e tretë në sezonin e ri.

Chicago në shtatë ndeshje ka fituar dhjetë pikë.