Sport

Barazim për Krasniqin në Rumani

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, ka kompletuar ndeshjen te CFR Cluji, që luajti 1:1 me FCSB.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së tretë të pjesës shtesë të kampionatit në Rumani.

Krasniqi është prej lojtarëve më të mirë të Clujit, por në derbi nuk shënoi gol. Ai ka katër gola e një asistim në 12 paraqitje.

Cluji është i dyti me 35 pikë, një më shumë se FSCB. Farul Constanta udhëheq me 39 pikë.