Juventusi është bërë skuadra e fundit që është futur në garë për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, përcjellë “Tuttosport” të martën.
Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar agjentin e 23-vjeçarit, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga Interi këtë verë.
Bastoni ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ende nuk ka pranuar rinovimin për shkak se nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara. Krahas Juventusit, situatën e Bastonit po e monitorojnë edhe Paris Saint-Germaini, Manchester City e Tottenhami.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa para Interit, Bastoni ka luajtur edhe te Atalanta e Parma. Këtë sezon, ai ka 5 asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.