Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier, do të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni.
Ekipi nga Bundesliga tashmë ia ka caktuar çmimin belgut, i cili po kërkohet në Itali nga Interi e Milani. Për ta lënë të lirë 31-vjeçarin në verë, Dortmundi po kërkon 15 milionë euro, ka njoftuar “Kicker” të martën.
Meunier nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme këtë sezon dhe ka kërkuar largimin nga Dortmundi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai deri më tani ka regjistruar vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat, ku e ka bërë edhe një asistim. Meunier është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini.