Sport

Trepça ’89 në epërsi ndaj Prishtinës

Trepça ’89 ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ardian Muja në minutën e 30-të pas një veprimi të mirë individual, nuk gaboi përballë portierit Agron Kolaj dhe shënoi për epërsinë e mysafirëve.