David Domgjoni ka shënuar golin e dytë sezonal për skuadrën e Manisas, në rangun e dytë të futbollit të Turqisë.
Manisa e Domgjonit të mërkurën u mposht në udhëtim te Rizespori me rezultatin 4:2. Domgjoni e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 90-të të ndeshjes, për 3:2.
Ai e kompletoi ndeshjen. Manisa ka 42 pikë në vendin e tetë, në 27 ndeshje të luajtura.
Rizespori ka 52 pikë në vendin e tretë.