Ish-mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj, ka thënë se barazimi i Kosovës të martën në Prishtinë, është zhgënjim i madh.
Kosova barazoi ndaj Andorrës 1:1 në ndeshjen e dytë të grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
“Mendoj se rezultati me Izraelin ka qenë shumë pozitiv, ndërsa me Andorrën zhgënjim i madh. Por, mendoj se edhe shumë periudha gjatë lojës nuk kanë qenë në nivel. Është përgjegjësi e gjithë ekipit, por fatura gjithnjë i shkon trajnerit. Por, edhe lojtarët kanë përgjegjësi në fushë. Mendoj se e kemi nënçmuar kundërshtarin. Kjo nuk bën të ndodhë në kualifikime. Kemi ende gjasa me Rumaninë në shtëpi, pastaj Rumania i shkon Zvicrës dhe ne e kemi Bjellorusinë. Këto dy ndeshjet e qershorit do të jenë vendimtare, sidomos ajo ndaj Rumanisë. Nëse fitojmë aty, mbesim në garë për kualifikim”, ka thënë Rashkaj.
Rashkaj është pensionuar, ndërsa ka bartur për një periudhë edhe shiritin e kapitenit te Kosova.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.