Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll po luan miqësore me Turqinë U21.
Pas pjesës së parë rezultati është 3:1 në të mirë të Turqisë. Ndeshja po luhet në Alanya të Turqisë. Tri ditë më parë Kosova U21 barazoi pa gola me Moldavinë.
Ndaj Turqisë, Lindon Emërllahu ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë. Ai realizoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 34-t.