Sport

Balotelli me mesazh për Mancinin nëpërmjet Instagramit

Mario Balotelli ka insistuar nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram se ka sulmues italianë të cilët janë në formë të përkryer.

Ky mesazh i është dërguar indirekt përzgjedhësit të Italisë, Roberto Mancinit.

Mancini nuk kishte shumë opsione në sulm.

Pas lëndimit të Ciro Immobiles, vetëm Gianluca Scamacca, Wilfried Gnonto dhe Mateo Retegui ishin tre qendërsulmuesit që mund të luanin për “Azzurrët”.

Retegui debutoi me Italinë kundër Anglisë të enjten dhe shënoi gol.

Balotelli, i cili për herë të fundit me Italinë ka luajtur në vitin 2018, nuk pajtohet me opsionet e Mancinit dhe ka reaguar të shtunën në mëngjes në Instagram.

Balotelli debutoi me Italinë në gusht të vitit 2010.

Shënoi 14 gola në 36 paraqitje.

Tani luan te Sioni, ndërsa ka pesë gola të shënuar në 14 ndeshje.