Sport

Portugalia me dy gola të shpejtë, shënon Ronaldo

Portugalia ka shënuar dy gola në fillim të pjesës së dytë në duelin kundër Lihtenshtajnit.

Bernardo Silva shënoi në minutën e 47-të, kurse Cristiano Ronaldo ishte i saktë nga penalltia në minutën e 51-të.

Për Ronaldon ishte goli i 119-të me Portugalinë, në paraqitjen e tij të 197-të.

Ai mban rekordin në të dyja këto statistika.