Ngjyrat e flamurit dhe harta e Kosovës janë në uniformën e re të Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Në Federatën e Futbollit të Kosovës besojnë se ngjyrat dhe harta do t’i bëjë futbollistët e Kosovës të jenë më të motivuar dhe më shumë përgjegjës ndaj shtetit.
Prezantimi i fanellave të reja të kompanisë italiane “Errea” është bërë të enjten.
Me fanellat me ngjyrë të kaltër, “Dardanët” do të paraqiten në ndeshjen si vendas, kurse me të bardhat në udhëtim. Fanella e zezë është opsion i tretë.
“Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
FFK-ja dhe kompania italiane kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi trevjeçar.
-
Kosova me fanella të reja
-
FFK-ja shpreson që fanellat e reja t’u sjellin fat drejt kualifikimit në “Euro 2024”
-
Kosova do të paraqitet me fanellat e bardha ndaj Sllovakisë
-
Shqipëria prezanton fanellat e reja – një skuadër, një shpirt, një komb
-
Ademi i bindur se Foda do të sjellë “momente të mrekullueshme”