Sport

Unitedi nuk heq dorë nga Camavinga

 

Manchester Unitedi është i vendosur për ta transferuar mesfushorin Eduardo Camavinga në fund të këtij sezoni, raporton “Sky Sports” të martën. Ekipi anglez nuk po heq dorë nga francezi, ndërsa më herët është refuzuar nga Real Madridi.

Mësohet se këtë herë Unitedi është gati të ofrojë deri në 150 milionë euro për ta bindur Realin në lirimin e tij. 20-vjeçari është në negociata me Realin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027, por ende nuk e ka pranuar ofertën e ekipit spanjoll.