Sport

Reali e Barça pas Chiesas

 

Real Madridi dhe Barcelona janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Federico Chiesa. E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan të martën, se dy klubet nga La Liga po synojnë transferimin e italianit në fund të sezonit.

Chiesa është pjesë e Juventusit, ndërsa tek ekipi italian po e mendojnë shitjen e tij për shkak të telasheve me lëndimet që i ka pasur vitin e shkuar.