Përfaqësuesja e Kosovës po e zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit.
Si stërvitja e parë që u mbajt të hënën në qendrën nacionale të FFK-së, në Hajvali, edhe stërvitja e dytë po mbahet në vendin e njëjtë.
Mirëpo, për dallim prej stërvitjes së parë, ku ishin të pranishëm vetëm 11 lojtarë, këtë herë selektori Alain Giresse ka në dispozicion të gjithë, 25 futbollistët.
Fillimisht, lojtarët bënë pak zgjatje, përpara se të ndahen në dy grupe për një vrapim të lehtë. Kosova të shtunën e nis ciklin kualifikues për Euro 2024, me duelin që e luan në Tel Aviv ndaj Izraelit.
Ndërsa, tri ditë më vonë, e pret Andorrën në Prishtinë. Këto ndeshje i takojnë Grupit I kualifikues, të cilin e përbëjnë edhe Zvicra, Rumania e Bjellorusia.