Sport

Conte mund të shkarkohet këtë javë nga Tottenhami

Antonio Conte mund të shkarkohet këtë javë nga Tottenhami, raportojnë mediume të ndryshme në Angli.

Conte me klubin nga Londra ka kontratë deri në qershor të këtij viti, por ai mund të largohet më herët, këtë javë.

“The Telegraph” ka raportuar se Conte dhe Tottenhami pritet të bien dakord për shkëputje të marrëveshjes.

Italiani 53-vjeçar është para në një fluturim të Raynair që po kthehej në Itali të hënën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Conte u emërua në krye të Tottenhamit në nëntor të vitit 2021. Ai ka fituar 41 nga 76 ndeshje në Premier League dhe barazimi i javës së kaluar i la ata në vendin e katërt në tabelë, por me Newcastlje United dhe Liverpoolin që kanë shtatë pikë më pak me nga dy ndeshje më pak të zhvilluara.