Manchester City ka parakaluar Real Madridin dhe Liverpoolin në garën për shërbimet e mesfushorit Jude Bellingham, ka raportuar të hënën “The Athletic”. Mësohet se Borussia Dortmundi tashmë ka pranuar ofertën e Cityt, ekip që po negocion me mesfushorin anglez për ta bindur të transferohet në “Etihad Stadium”.
Për kartonin e 19-vjeçarit, thuhet se City ka ofruar 150 milionë euro, pasi trajneri Pep Guardiola po insiston në transferimin e tij. Bellingham, përfundimisht do të largohet këtë verë nga Dortmundi dhe po shqyrton të gjitha opsionet për të ardhmen e tij.
Këtë sezon, ai ka 10 gola e 6 asistime në 34 paraqitje, ndërsa me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Bellingham është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Birmingham City.