Llapi merr pikë në Gjilan

Llapi merr pikë në Gjilan
Llapi ka marr pikë në Gjilan për të vazhduar garën për pozitat e kreut në Superligë. Të dielën në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit të Kosovës në futboll, Gjilani e Llapi luajtën 2:2. Albert Dabiqaj shënoi golin e parë në ndeshje, në minutën e tretë.
Për 1:1 shënoi Fernandinho në minutën e 16-të. Shend Kelmendi shënoi pas një ore loje për epërsinë 2:1 të Gjilanit. Por Francisco Rivera realizoi fare në fund, në minutën e 89-të, për pikën e Llapit. Në minutat shtesë, arbitri pas rishikimit të situatës në VAR nuk dha penallti për vendasit në një situatë diskutabile. Gjilani mbetet i treti me 40 pikë. Llapi renditet i pesti me 33 pikë.

Barazon Llapi
Llapi ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Për 2:2 ka shënuar Francisco Rivera në minutën e 89-të.
Kelmendi kalon Gjilanin në epërsi
Shend Kelmendi ka shënuar golin e epërsisë 2:1 të Gjilanit në përballjen ndaj Llapit.
Kelmendi realizoi nga afërsia në minutë ne 61-të.
Mbyllet baras pjesa e parë në Gjilan
Pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Llapi ka përfunduar baras, 1:1.
Kjo ndeshje po luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan, ndërsa i takon javës së 26-ty të Superligës në futboll.
Albert Dabiqaj në formë kaloi Gjilanin në epërsi në minutën e 4-t, kurse shifrat në 1:1 i baraozi Augusto në minutën e 17-të.
Augusto barazon shifrat
Fernando Augusto ka shënuar golin e barazimit në Gjilan.
Augusto i Llapit shënoi në portën e Enea Koliçit nga gjuajtja e lirë, por shfrytëzoi edhe reagimin jo të mirë të portierit gjilanas.
Ai realizoi në minutën e 17-të.
Gjilani në epërsi ndaj Llapit
Albert Dabiqaj ka shënuar tjetër gol për skuadrën e Gjilanit.
Pas pesë golave në Kupën e Kosovës brenda një ndeshjeje, Dabiqaj në fundjavë realizoi golin e parë kundër Llapit, në ndeshjen që i takon xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës dhe po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Dabiqaj shënoi me kokë në minutën e katërt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

MLS-ja po sfidon Brazilin për talentet e Amerikës së Jugut

Edon Zhegrova e shpërblen veten me një Ferrari çerek milioni

Vazhdon Superliga, Ballkani synon ta kalojë krizën

Joshua synon fitore me nokaut

Liverpooli, pengesa e Cityt për ta mbrojtur titullin

Xhiroja e fundit, ngrohje për plejofin e Superligës së basketbollit

Futbollisti maroken humb kontrollin me makinë, përplaset rëndë

Ukrainasit nuk marrin pjesë në garat ku ka rusë

Hiqet suspendimi për tenistët rusë dhe bjellorusë në Wimbledon

Marta mungon në “Finalissima” kundër Anglisë

Majlinda Kelmendi po e gjen rrugën e saj si trajnere
