Sport

Unitedi sfidohet sërish nga një ekip spanjoll në Ligën e Evropës

 

Manchester Unitedi, sërish do të ketë punë me një kundërshtar nga Spanja në Ligën e Evropës. Në çerekfinale të kësaj gare, Unitedi do të përballet me skuadrën e Sevillas pas tërheqjes së shortit të premten.

Pasi eliminoi Barcelonën dhe Real Betisin për t’u kualifikuar në mesin e tetë ekipeve më të mira, Unitedi tani para vetes do ta ketë Sevillan në tentimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Për dallim prej Unitedit, edhe skuadra e Juventusit nuk do të ketë punë të lehtë në këtë fazë, pasi do të luajë kundër Sportingut të Lisbonës.