Sport

Barça heq dorë nga Silva, fokusohet te Guendogani

Barcelona është dorëzuar në garën për Bernardo Silvan për t’u fokusuar te një lojtar tjetër i Manchester Cityt, mefushori Ilkay Guendogan bën të ditur “Mundo Deportivo” të martën.

Mësohet se Barça nuk e ka ndërmend të paguajë 80 milionë euro për portugezin Silva dhe së shpejti do t’i nisë kontaktet me Guendoganin, të cilin e sheh opsion më të mirë dhe më të lirë.

Gjermani do të largohet nga City në fund të sezonit kur i skadon kontrata, ndërsa Barça synon transferimin e tij si lojtar të lirë. Këtë sezon, Guendogan është kapiten i Cityt ndërsa ka 3 gola e 4 asistime në të gjitha garat. 32-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2016.