Lionel Messi do të shkonte në kuotën e 800 golave të shënuar në karrierën e tij.
Messi këtë shifër të golave do ta arrinte po të mërkurën mbrëma në duelin kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Messi ka shënuar 672 gola për Barcelonën, 98 për Argjentinën dhe 29 për skuadrën e Paris Saint-Germainit.
Cristiano Ronaldo është i vetmi futbollist që e ka arritur këtë sukses. Ai këtë shifër të golave e kishte shënuar në dhjetor të vitit 2021.