Sport

Conte nuk rinovon me Tottenhamin

Foto: Reuters

Antonio Conte do të largohet nga skuadra e Tottenhamit në fund të sezonit, ka njoftuar të martën “The Sun”. Bëhet e ditur se drejtuesit e Tottenhamit kanë marrë vendim që mos t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit italian.

Rezultatet e fundit kanë bërë që te Tottenhami të mbesin të pakënaqur me punën e Contes, i cili nuk ka arritur t’i siguroj ekipit trofe këtë edicion në garat vendore. Conte është në krye të Tottenhamit prej fillimit të vitit të shkuar, ndërsa kontrata i skadon në verë.

Para Tottenhamit, ai kapunuar edhe te Interi, Chelsea e Juventusi, ekipe me të cilat ka pasur suksese. Pas largimit nga Tottenhami, Conte po synon kthimin në futbollin italian.