Sport

Krasniqi vlerësohet lart në Rumani

Ermal Krasniqi - Cluj

Paraqitjet e Ermal Krasniqit me fanellën e Clujit po vlerësohen lart në Rumani.

Është ish-futbollisti i Përfaqësueses së Rumanisë, Adrian Ilie që ka folur fjalë të mëdha për ish-futbollistin e Ballkanit. Sulmuesi 24-vjeçar iu bashkua Clujit në janar, ndërsa ka shënuar dy gola në elitën e futbollit rumun.

Ai në pesë ndeshje ka kontribuar edhe me një asistim.

“Mendoj se Krasniqi është një lojtar shumë i mirë për kampionatin tonë. Kam folur me Dan Petrescun për një kohë të gjatë për ta sjellë në skuadër. Kam folur në kohën kur ende nuk i kishin finalizuar letrat e transferimit. Ai është një vlerë e shtuar në kampionatin tonë, një lojtar i talentuar që ka koordinim shumë të mirë me topin, një për një dhe ka shpejtësi”, ka thënë Ilie për “fanatik.ro”. Ilie 48-vjeçar me Rumaninë ka luajtur një kampionat Botëror dhe dy Evropiane.