Shpejtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut “Pavarësia”. Bajoku i kategorisë deri 63 kilogramë fitoi epitetin e boksierit më të mirë në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë turne morën pjesë nëntë boksierë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dh Sllovenia.Tekniku më i mirë u shpall Alen Rustemov, çifti më luftarak ai në mes të Franck Joshuas dhe Shpejtim Shabanit.
Boksieri më i mirë i huaj u shpall Jemin Allmuça, derisa më ferplej Arbër Elshani.