Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai kërkojnë organizimin e Botërorit 2030
Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai kanë dorëzuar zyrtarisht ofertën e tyre të përbashkët për ta organizuar Kupën e Botës 2030.
Katër shtete e Amerikës së Jugut kanë bërë thirrje t’u jepet e drejta e organizimit të Kupës së Botës.
Shtetet e Amerikës së Jugut do të konkurrojnë me një ofertë të përbashkët nga Spanja dhe Portugalia, dhe oferta e mundshme e Marokut dhe Arabisë Saudite.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do ta organizojnë Kupën e Botës 2026.
Argjentina vitin e kaluar në Katar fitoi Kupën e tretë të Botës, ndërsa Uruguai e ka fituar dy herë.