Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë të re Firminos
Liverpooli raportohet se po synon ta zgjasë kontratën e sulmuesit Roberto Firmino.
Siç ka shkruar gazetari i njohur për transferime, Fabrizio Romano, Liverpooli dhe braziliani janë duke negociuar për marrëveshjen.
Firminos pritet t’i ofrohet kontratë afatshkurtër. Ai ka qenë ndër figurat kryesore në sezonet e shkëlqimit te Liverpooli nën menaxhimin e Jurgen Kloppit.
Së fundmi ka pasur telashe të gjejë vend në ekipin e parë.