Sport

Keita do të largohet nga Liverpooli

 

Mesfushori Naby Keita ka vendosur të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata, përcjellë “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se Keita nuk është i interesuar ta vazhdojë karrierën tek ekipi anglez dhe pritet të rikthehet në Gjermani. Po ashtu, 27-vjeçari nuk ka pasur as hapësirë të madhe tek Liverpooli këtë sezon, pasi shkaku i lëndimeve është limituar në vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat.