Sport

Ekipi kosovar i mundjes përjetoi tërmetin në qytetin më të goditur të Turqisë

 

Pak orë para zgjimit të planifikuar dhe nisjes për në Kosovë, anëtarët e delegacionit të Federatës së Mundjes të Kosovës kanë përjetuar tmerrin në qytetin Kahramanmarash të Turqisë, i cili u godit nga tërmeti i fuqishëm prej 7.8 ballë të Rihterit, mëngjesin e së hënës.

Në fakt, mundësit dhe drejtuesit e tyre ishin duke fjetur kur në orën 4:20, sipas kohës lokale, goditi tërmeti që rrënoi pothuajse gjithçka në këtë qytet. Kahramanmarashi është qyteti më i goditur.