Sport

Leedsi shkarkon trajnerin Marsch

 

Amerikani Jesse Marsch më nuk është trajner i skuadrës së Leeds Unitedit. Marsch është shkarkuar të hënën pasi gati një viti në krye të ekipit nga Premier League.

Shkarkimi i tij, erdhi një ditë pas humbjes së Leedsit nga Nottingham Foresti dhe rezultateve të dobëta që klubi ka pasur kohët e fundit.